Netanyahu refuzon kushtet e Hamasit për lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (Netanyahu) nuk do të pranojë kërkesën e Hamasit për t’i dhënë fund luftës në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura në Gaza.

Unë punoj në këtë. Por për të qenë i qartë: unë refuzoj plotësisht kushtet e dorëzimit të monstrave të Hamasit”, tha ai.

Netanjahu tha se Hamasi ka kërkuar përfundimin e luftës, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.

Nëse jemi dakord me këtë, ushtarët tanë ranë kot. Nëse jemi dakord me këtë, nuk do të mund të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryeministri.

Komentet e Netanjahut vijnë mes një raporti në Wall Street Journal se SHBA, Egjipti dhe Katari duan që Izraeli t’i bashkohet një faze të re bisedimesh me Hamasin që do të fillonte me lirimin e pengjeve dhe do të çonte në tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Netanjahu tha se ai ia komunikoi këto pika presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) gjatë fundjavës dhe përsëriti komentet që ai bëri javën e kaluar për kontrollin e Izraelit të të gjithë territorit në perëndim të Jordanisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.