Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (Netanyahu) nuk do të pranojë kërkesën e Hamasit për t’i dhënë fund luftës në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura në Gaza.
“Unë punoj në këtë. Por për të qenë i qartë: unë refuzoj plotësisht kushtet e dorëzimit të monstrave të Hamasit”, tha ai.
Netanjahu tha se Hamasi ka kërkuar përfundimin e luftës, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.
“Nëse jemi dakord me këtë, ushtarët tanë ranë kot. Nëse jemi dakord me këtë, nuk do të mund të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryeministri.
Komentet e Netanjahut vijnë mes një raporti në Wall Street Journal se SHBA, Egjipti dhe Katari duan që Izraeli t’i bashkohet një faze të re bisedimesh me Hamasin që do të fillonte me lirimin e pengjeve dhe do të çonte në tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.
Netanjahu tha se ai ia komunikoi këto pika presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) gjatë fundjavës dhe përsëriti komentet që ai bëri javën e kaluar për kontrollin e Izraelit të të gjithë territorit në perëndim të Jordanisë.
Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…
Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…
Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…
Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…
Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…
This website uses cookies.