“Neura” aplikacioni në shqip që kthen zërin në tekst
Maris Basha bashkëthemeluesi i aplikacionit në gjuhën shqipe “Neura” i cili kthen zërin në tekst dhe anasjelltas, tha në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” se përdorimi i këtij aplikacioni do të ndihmojë bizneset dhe jo vetëm por edhe personat me aftësi ndryshe.
“Neura është aplikacioni i parë që mundëson në gjuhën shqipe kthimin e zërit në tekst, pra transkriptimin dhe kthimin e tekstit në zë. Ne jemi të fokusuar në gjuhën shqipe dhe për tregun shqiptar Neura do të sjellë jo vetëm këto dy produkte por në 6 muajt e ardhshëm presim të implementojme përkthimin dhe korrigjimin e teksteve në shqip.
Në vetëm një javë kemi pasur rreth 100 përdorues të rinj dhe diku të 700 persona që kanë përdorur atë. Kjo teknologji i vjen në ndihmë bizneseve, ky aplikacion i vjen në ndihmë personave me aftësi ndryshe ose edhe rrjeteve sociale që tani janë bërë trend titrat mbi video”, tha Maris Basha .