Nevojë për fizioterapist, probleme që në moshë të hershme
Nevojë për fizioterapist, ushtrime të përcaktuara apo edhe ndërhyrje në forma të tjera vitet e fundit janë prezente në moshë të hershme. Fizioterapisti Sebastian Mjekaj tregon se kur prindërit duhet të shqetësohen dhe të paraqiten tek specialistët.
Lajmi i mirë është kujdesi i shtuar që prindërit kanë për të vegjlit duke i identifikuar anomalitë edhe vetë në shtëpi.
Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi në celular për një kohë të gjatë, çantat e shkollës dhe faktorë të tjerë kanë bërë që përgjatë viteve të fundit të rriten rastet e fëmijëve edhe me skoliozë. Apeli u drejtohet prindërve, sa më shumë aktivitete fizike në natyrë për fëmijët, sa më pak kohë përballë mjeteve elektronike.