Alpet
Shqipëria është kthyer në një nga vendet më të lakuara në botë përsa i përket atraksioneve turistike.
E përditshmja New York Times sugjeron si pjese të listës sebashku me 52 vende që duhen vizituar për këtë vit Alpet e Shqipërisë.
Ato konsiderohen vende magjike të përshtatshme për alpinizëm apo për ski.
Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina, gryka dhe qafa malesh te pasur me bimesi Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.
Një potencial tjetër i çmuar i tyre është pasuria kulturore, mikëpritja dhe bujaria e madhe banorëve të zonës.
Kryeministri shqiptar Edi Rama kujton se për vitin 2023 ishte Lumi i Vjosës sugjerim i NYT, ndërsa tani propozohet një tjetër Park Kombëtar – Alpet e Veriut, me Thethin e Valbonën, si zgjedhja perfekte për të apasionuarit pas natyrës që duan të përjetojnë eksperienca unike të mikpritjes shqiptare.
Ndërsa ambasada amerikane në Tiranë shkruan në rrjetet sociale: “Jemi të lumtur të shohim peizazhet mahnitëse të Shqipërisë të marrin njohjen që meritojnë! Alpet e Shqipërisë janë pjesë e listës së The New York Times me 52 vendet që duhen vizituar gjatë vitit 2024. Duam të mësojmë më shumë për destinacionet tuaja të preferuara në Shqipëri – ndani me ne vendet tuaja të preferuara që duhet të vizitojmë!“.
Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…
Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…
Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…
Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…
Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…
This website uses cookies.