“New York Times” vlerëson fanellat e “Euro 2024”: Shqipëria si Port Vale!
“New York Times” ka vlerësuar fanellat e përfaqësueseve pjesëmarrëse në “Euro 2024” duke i listuar ato në bazë të një vlerësimi.
“Fanella e dytë e Shqipërisë më shumë duket si një fanellë e parë. A nuk mendoni dhe ju kështu? Është më shumë si një fanellë e parë e klubeve të ‘League One’ në Angli. Më duket si fanella e Port Vale. A mendoni se mund të jetë kritikë? Duket e tillë, por nuk është me doemos e tillë. Sa i përket dizajnit është mirë, por krijuesit kanë rënë pre e motiveve të errëta. Nëse i shikon nga pranë dallohen qartë, por në distancë duket si një fanellë e pistë”, është komenti për fanellën e Shqipërisë në faqet e “NYT”, e cila ka renditur uniformën e dytë të 17-ën.