Neymar blen një ishull privat për 9 milionë dollarë

Edhe pse ka një vit që është jashtë fushës së futbollit, Neymar nuk humb kohë duke shtuar koleksionin e tij të blerjeve luksoze. Investimi i fundit i kampionit brazilian është një ishull, “Ilha do Japao”, i vendosur në Angra dos Reis (në shtetin e Rio de Zhaneiro) të cilin e ka blerë për 9 milionë dollarë.

Pasi e “provoi” duke qëndruar me qira për 50 mijë dollarë në natë, Neymar i pëlqeu aq shumë sa vendosi të blinte të gjitha 2500 metra katrorë të ishullit. Brenda ka një vilë kryesore + 3 bungalot të shpërndara në të gjithë strehën tropikale e cila mund të strehojë në kushte shumë komode 10 persona.

Në vilë, ndër të tjera, ka edhe një palestër, një fushë tenisi, një spa dhe një kantinë nëntokësore që mund të përmbajë deri në 3000 shishe verë.

Natyrisht për vilen ka edhe staf të përkushtuar, 1 shef kuzhine (ditën), 1 shef kuzhine (natën), 1 shef/kapiten varke për udhëtim, 1 banakier (ditë), 1 banakier (natë), 3 staf për pastrim, 1 punonjës për mirëmbajtje, 1 kopshtar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.