Neza: Berisha duhet të lirohet. Skenari është ta mbajnë larg fushatës elektorale

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) çështjen ndaj kreut të PD-së Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, ndërsa analisti ⁠Sami Neza tha se, sipas tij, ish-kryeministri duhet të lirohet.

Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Neza deklaroi se beson se ka një skenar për ta mbajtur Berishën larg fushatës elektorale dhe se edhe nëse bien akuzat ndaj tij në këtë proces, mund të nisë një proces tjetër.

Në logjikë duhet lënë i lirë pasi ka rënë argumenti i dytë i SPAK për ta lënë në arrest shtëpie. Nuk ka arsye për ta mbajtur Berishën në arrest shtëpie dhe me nisjen e procesit gjyqësor është normale të zhvillohet duke qenë ai në liri. Unë i mbetem qëndrimit që më është krijuar që në fillim kur u ngrit akuza ndaj zotit Berisha se ka një skenar përmes të cilit, edhe nëse do të bjerë kjo akuzë, do ndërtohen akuza të tjera përmes të cilave do përpiqen të mbajnë të bllokuar zotin Berisha nga përfshirja e tij aktive e përditshme në terren. Nëse ky proces dështon për ta penalizuar zotin Berisha, mund të lindë një proces tjetër. Nuk mendoj që SPAK është i ndikuar nga politika si institucion, mendoj që ka persona me integritet, kam shpresë se gjykimi do të jetë objektiv”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.