Neza: Shqipëria nuk jep garanci për rendin. Ja rreziku për banorët e Gjadrit!

Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se marrëveshja e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë nuk jep garanci për rendin dhe sigurinë, si dhe i le të ekspozuar banorët e Gjadrit.

Sipas tij, problemi i marrëveshjes dhe debati që u zhvillua në Shqipëri dhe jo në Itali dhe Evropë, ndodhi për shkak të arrogancës së Ramës.

“Marrëveshja kaloi vetëm në shtegun e kryeministrit, pa konsultime. Ne nuk kemi histori të veçantë vetëm me Italinë. Kemi dhe me Greqinë, Gjermaninë, Austrinë etj. Nuk është argument thjeshtë për marrëdhënie të veçantë me Italinë. Problemi është edhe për efekt të rendit dhe të  sigurisë që nuk janë të garantuara. Vendi është epiqendër e trafikut të drogës. Banorët e Gjadrit do ta kenë të vështirë të mos bien pre e trafikantëve. Gjykata Kushtetuese i la hapësirë qeverisë. Në rastin e marrëveshjes janë artikuluar terma që nuk lidhen me Kushtetutën. Ata u panë si palë në këtë çështje.”, tha Neza.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.