NFL/ Super Bowl zhvendoset në Kaliforni, ja ku do të luhen tri finalet e radhës
![Super Bowl zhvendoset në Kaliforni](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/Super-Bowl-zhvendoset-ne-Kaliforni.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Edhe pse festa e Filadelfias në Nju Orlins ende nuk ka mbaruar, NFL ka zyrtarizuar tri stadiumet e radhës që do të presin në tri vitet e radhës eventin më të madh të kësaj disipline.
Kështu Super Bowl 60 do të organizohet në Santa Klara të Kalifornisë në “Levi’s Stadium” ku luan takimet e veta formacioni i San Fransisko 49ers.
Edhe Super Bowl 61 do të mbahet po në shtetin e Kalifornisë pasi finalja e madhe do të organizohet në “SoFi Stadium” të Los Anxhelosit ku luan takimet e veta ekipi i Rams.
NFL ka zbuluar edhe destinacionin e Super Bowl 62. Kjo finale do të mbahet në Atlanta në “Mercedez-Benz Stadium”.