Ligji i qeverisë gjermane për të marrë punonjës të kualifikuar nga jashtë vendit hyn të shtunën e 1 qershorit në fazën e tretë të zbatimit.
Dy fazat e para, në fillim në nëntor 2023 me “kartën blu të BE-së” dhe më 1 mars 2024, i hapën rrugë punonjësve të huaj të ushtrojnë profesionin dhe të jetojnë ligjërisht në Gjermani. Faza e tretë parashikon që personat të cilët kanë emigruar për punë të ftojnë edhe familjarët e tyre.
Faza e tretë është me interes sidomos për profesionet e zejtarisë dhe artizanatit. Kuota për të ardhurit nga Ballkani Perëndimor do të dyfishohet nga 25 mijë në 50 mijë, sipas sindikatës gjermane të tregtisë. Pra, 50 mijë punonjës të rinj nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do e kenë më të thjeshtë të aplikojnë në tregun gjerman të punës dhe këtë radhë pa e provuar profesionalizimin e tyre me kualifikime.
Agjencia Federale Gjermane e Punësimit ka thënë se lejet e punës do të lëshohen më përpara, jo pas miratimit të tyre, ndërsa punonjësit e ardhshëm mund të aplikojnë për lejen nëpërmjet internetit. Për sa i përket lejes së banimit, personi do duhet të drejtohet në zyrat e përcaktuara për të huajt.
Me hyrjen në fuqi të ligjit kohë më parë, Gjermania ka bërë të ditur se forcat e huaja punëtore do të plotësojnë nevojat e vendit për profesionistë, për të ruajtur shpejtësinë dhe efikasitetin e institucioneve.
Individët me dy vite eksperiencë pune dhe një diplomë profesionale do të kenë më shumë mundësi punësimi. /SP, Ambasada
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.