ISSH
Këshillit Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ka miratuar vendimin për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve që mbulon ky institut.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6 %.
Vendimi do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe parashikohet që nga data 1 tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me këtë përqindje.
Të njëjtën përqindje do të pësojë edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura. Në të gjithë vendin nga kjo masë do të përfitojnë 2 499 persona.
Pensioni mesatar (që llogaritet si produkt i gjithë shpenzimeve për pensione me numrin e pensionistëve) do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht, duke përmirësuar edhe shkallën e zëvendësimit të pensionit si një tregues i rëndësishëm i skemës.
Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.