Ushqimi është një nga pikat e forta ose të dobëta të shëndetit tuaj.
Edhe sipas mjekëve një pjesë e madhe e miqenies dhe shëndetit të të gjithë organizmit tuaj vjen nga kujdesi për atë çfarë fusni në trupin tuaj.
Me moshën ndryshon oreksi, ushqimet dhe kujdesi për trupin, ndaj duhen konsumuar ushqimet e duhura për çdo moshë.
Nga mosha 20 deri në 60 vjeç mësoni të gjithë vitaminat, mineralet dhe ushqimet e duhura që duhet të merrni çdo ditë.
Në këtë moshë trupi ka nevojë për shumë proteina në mënyrë që të ndërtojë dhe shërojë muskujt të cilët janë vazhdimisht në punë.
E sidomos personat të cilët meren me aktivitete sportive apo kanë një jetë shumë active.
Burimet e mira të proteinave janë mishi, peshku, produktet e bulmetit, bishtajorët dhe arrorët.
Po kështu trupit i duhen karbohidrate komplekse të cilat funksionojnë si burim energjie.
Karbohidratet ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më gjatë dhe të jeni më aktivë gjatë ditës tuaj.
Burime të mira të këtyre karbohidrateve janë fasulet, kinoa, drithërat dhe buka.
Gjithashtu fokusohuni tek kalciumi dhe hekuri për të ndërtuar kocka të shëndetshme e të forta.
Konsumoni shumë bulmet, kefir dhe ushqime të tjera të fermentuara.
Hekuri nga ana tjetër mban aniemitë larg dhe ju ndihmon me qelizat e kuqe të gjakut.
Atë mund ta merrni nga mishi i kuq, spinaqi dhe bishtajorët.
Shumica e të rriturve raportojnë se nuk konsumojë shumë fruta gjatë përditshmërisë së tyre.
Ato permbajnë shumë vlera për organizmin ndaj është ide e mirë që t’i përfshini në dietën tuaj të përditshme, sidomos pas të 30-ve.
Me qëllim që të merrni më shumë vitaminë A, C, K, folate. Selen, betakaroten dhe magnez.
Acidet yndyrore janë gjithashtu shumë të rëndësishme për një organizëm të shëndetshëm pas të 30-tave.
Omega-3 janë të rëndësishme për të mbrojtur trurin dhe zemrën.
Sidomos për gratë të cilat janë shtatzanë apo lehonë, duhet të konsumojnë shumë salmon apo sardele.
Në këtë moshë çfarë është e rëndësishme është tretja e mirë dhe sistemi imunitar
Teka mosha kalon, ushqimet që ndihmojnë me këto të dyja janë krysisht probiotikët.
Këtu futet kosi, kefiri, mollët, hudhrat, preshi .shpargu, bishtajorët dhe drithrat e plota.
Gjithashtu përfshini fruta dhe perime me ngjyra të ndezura të cilët janë të pasur me antioksidantë.
Këto ushqime mbajnë larg sëmundjet teksa plakeni.
Kështu që përfshini perimet dhe frutat lejla, jeshile, portokalli apo blu.
Kujdes duhet të keni dhe me peshën, kështu që zgjidhni drithra të plota për dietën tuaj të përditshme.
Këtu kryefjala janë fibrat për të mbajtur shëndetin sa më të mirë të sistemit tretës e të gjithë organizmit.
Në këtë moshë është më e lehtë të shëndosheni ndaj fibrat janë aleati juaj më i mirë.
Perimet si brokoli, lulelakra, lakra janë të pasura me fibra dhe punojnë në favorin tuaj.
Po në këtë periudhë rekomandohet konsimi i turmerikut për të mbajtur larg sëmundje të kockave si osteoartriti.
Proteinat merrini nga bimët pasi kanë sasi më të ulëta yndyre se ato që merrni nga mishi.
Kolina është një tjetër ushqyes që i duhet trupit tuaj në këtë moshë pasi ndihmon me memorien, kontrollin e muskujve dhe shkatërron yndyrnat e kqija.
Për burrat mbi 50 vjeç nevojiten 550 miligramë ndërsa për gratë 425 miligramë në ditë.
Vezët njihet si një nga burimet më të mira të kolinës.
Në këtë moshë filloni të kujdeseni për shëndetin e zemrës, pasi me gjasë problemet dhe smëundje të ndryshme janë shtuar gjatë viteve.
Po kaq i rëndësishëm është edhe kujdesi për shëndetin e trurit.
Prandaj mjekët këshillojnë përdorimin yndyrnavë të shëndetshme si vaji i ullirit.
Konsumoni perime të pjekura me pak vaj ulliri dhe shumë pak kripë.
Për t’u ëmbëlsuar largoni sheqerin e përpunuar dhe zgjidhni frutat e freskëta si luleshtryshet apo boronicat.Ato janë të mbushur ame antioksidantë, vitaminë C dhe sigurojnë qarkullim më të mirë gjaku.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.