Nga Bajerni,në Kupën e Botës me Gjermaninë: Lamtumirë “Kaizer”

Kaizer
Lojtari, trajneri, presidenti, Franz Bekenbauer gëzoi një karrierë fituese, pavarësisht nga roli i tij. Kampioni gjerman u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje që e kishte detyruar të shtrohej në spital ditët e fundit. Fituesi i titullit botëror si kapiten në 1974 dhe si trajner në 1990, Bekenbauer ishte një shtyllë për Bajernin, pjesë e të cilit ishte për dekada.











