Nga Bay Pass- i i Shëngjinit te projektet me arkitektë të huaj, flet kryebashkiaku Ndreu

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi rëndësinë e turizmit dhe investimeve që janë duke transformuar qytetin dhe bregdetin. Në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, Nderu foli edhe aktivitete e zhvilluara në kuadër të 581 vjetorit të Kuvendit të Lezhës, që ndikojnë edhe në rritjen dhe forcimin e turizmit në këtë qytet.
Nderu foli për investimet në infrastrukturë që do të përmirësojnë shërbimet, lehtësojnë trafikun dhe nxisin edhe më shumë turistë në Lezhë.
“Kjo është një datë e rëndësishëm pasi është i pari bashkim politik-ushtarak i shqiptarëve. Kishim të ftuar shqiptarë nga Kosova Maqedonia e Veriut, Preshevës dhe Arbëresh. Këtë vit vendosëm bustin e Skënderbeut tek sheshi përballë vendvarrimit dhe dje ishte e pranishme dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe shumë personalitete të tjera nga të gjithaq trojet shqiture.
Organizuam një panair ku kanë marrë pjesë artizanët nga të gjithë trevat shqiptare pa përjashtim e shumë konkurse e organizime festive të ndryshme për këtë ditë të shënuar. Këto evente i shërbejnë edhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Ka disa vite që jemi avangardë në mënyrën e organizmit të turizmit gjatë sezonit veror. Jemi i parë territor bregdeti ku kemi një sistem pastrimi dhe menaxhim të mirë të turizmit duket krijuar një klimë tjetër dhe organizuar aktivitete dhe shërbimet të aksesueshme për të gjithë. Shumë shpejt do të ndërtohet Bypass-i i Shëngjinit, është hapur thirrja e Milot-Balldren që çliron Lezhën nga trafiku mbytës dhe po ndërtojmë edhe rrugën Hidrovor-Tale ku i jep një tjetër frymë plazhit të Teles”, tha Ndreu.