Nga çoban në mjeshtër qeramike/Vasil Kukaj kthehet në “duar-artin” e punimeve artizanale
Ishte në moshë të re vetëm 16 vjeç kur meshtari i zonës teksa e pa Vasilin duke kullotur bagëtitë e ftoi të studionte në Itali. Kthimi nga vendi fqinj për të ishte piknisje e zanatit që sot e ka kthyer në profesion, punimet me baltë. Hapi i parë i punimeve qeramike është balta, të cilën Vasili e kërkoi në të gjithë vendin derisa zbuloi se e kishte vetëm 1 km larg shtëpisë. Sot Vasili sëbashku me vëllezërit zotëron një punishte, duke u kthyer në një nga furnizuesit kryesor në vendin tonë të punimeve artizanale dhe të përsonalizuara. E në fund Vasili sëbashku me bashkëshorten i dedikuan Radio Televizionit Shqiptar një punim artizanal si formë mirënjohje për vëmendjen që u jep njerëzve të thjeshtë dhe promovimit të zanateve.