E gjithë atmosfera politike në Shqipëri është e ngritur mbi kultin e një personi, kështu u shpreh pedagogia Edlira Mali në “jetë Shqiptare”, ndërsa në studio po diskutohej rreth mitizimit të një personi, nisur nga grumbullimi i mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha poshtë banesës së tij.
Mali tha se në fakt nuk është turma që i përshtatet një individi, por janë këta idnividë që njohin turmat dhe më pas i ofrojnë atë që kërkojnë.
Pedagogia theksoi se kulti i një personi nuk ndodh vetëm në politikë, teksa solli rastin e këngëtarit Luiz Ejlli.
“Enver, Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano dhe Edi Rama. E gjithë atmosfera politike në Shqipëri është e ndërtuar në kultin e një personi. Këta individë e kanë krijuar personalitetin e tyre duke njohur një turmë, duke parë interesat e turmës, mënyra sesi turma lexon informohet dhe adhuron. Këtë kultin do ta paralelizoja me fjalën “glorifikim” dhe nuk kemi vetëm në politikë glorifikim personash, kemi Donald Trump në SHBA. Kemi individë si Luiz Ejlli. Pra është të lexuarit e turmës dhe përshtatjes, pra nuk është turma që i përshtatet individit, por individi njeh masën dhe i përshtatet. Luiz Ejlli u nis me një gënjeshtër, por njerëzit në vend që ta urrenin e adhuruan. Ndodh sepse në jetën tonë të përditshme ne gënjehemi shumë shpesh, edhe në familje na thonë gënjeshtra për të na ruajtur dhe ne themi gënjeshtra për t’i ruajtur”, u shpreh Mali.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.