Migena dhe Nikola në nisje të vitit shkollor u regjistruan në gjimnaz, mirëpo pas dy muajsh arritën të kuptojnë se kishin gabuar në zgjedhjet e tyre.Për këtë ata zgjodhën shkollën e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat të Shkodrës. Migena është regjistruar në degën teknologji ushqimore të cilën tregon se e kishte ëndërruar me kohë. Ndërsa për 16-vjecarin Nikola Kolaj që studion në degën veterinari thotë se e ka parë si zgjidhje për një mundësi më të madhe punësimi, transferimin nga gjimnazi në shkollën profesionale. Për shkak të nevojës që ka tregu i punës për profesionist Ministria e Arsimit në nisje vitit shkollor ka iniciuar fushatën “Zgjidh Zanatin“ që synon rritjen dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e arsimit profesional. Transferimi nga gjimnazi në arsimin profesional u ka ofruar nxënësve që kanë prirje dhe talente të veçanta, të ndjekin një rrugë më të përshtatshme për zhvillimin e tyre profesional dhe personal, në përgjigje të nevojave të tregut të punës.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.