Nga interpelanca me Ramën, te ajo me Ballukun dhe mandati i Xhaçkës, mbahet sot seanca plenare

Sot mbahet seanca e parë në Parlament për këtë sesion, ku politika pritet të përfshihet në debatet e rendit të ditës.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ditë më parë takime me disa prej ministrave të kabinetit të tij, por edhe me sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi. Burimet konfirmojnë se takimi vjen për të koordinuar qëndrimet politike, pasi rendi i punimeve në seancën e sotme, parashikon jo vetëm interpelancën e kërkuar për mbetjet nga opozita, por dhe për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Pritet që edhe kryeministri të marrë pjesë në seancën parlamentare të 12 shtatorit.
