Nga Kosova në Shkodër për pikturën, Shkamb Jaka prezantoi punimet e tij artistike në Shkodër

“Ekrani i Artit” ka disa ditë që ka mbyllur edicionin e shtatë, por në Art House ka vijuar shfaqja e punëve artistike. I ftuar për një bashkëbisedim me të pranishmit dhe për të përcjellë mesazhet e tij ishte piktori nga Kosova, Shkamb Jaka.
Interesat kryesore të artistit nisin që nga vëzhgimi i sjelljes njerëzore dhe përvojat personale e deri tek teoritë dhe eksperimentet e ndryshme shkencore.
Pandemia Covid-19 u bë shkaku që ai të eksploronte më tepër në fushën e artit digjital.
Shkamb Jaka, i lindur në Gjakovë dhe i diplomuar në Prishtinë, ka prezantuar punimet e tij artistike deri tani në disa ekspozita kolektive, por edhe në ato individuale.