Nga landfill kurorë e gjelbër/Nis transformimi i zonës së Varrezave të Dëshmorëve
Ambjentalisti Midush Shabaj 10 vitet e fundit ia ka dedikuar kujdesit për këtë zonë. Varrezat e dëshmorëve kanë një simbolikë të veçantë ndaj edhe zona përreth tyre meriton vëmendje të shtuar. Që kjo iniciativë të përmbushet krahas studimit të mënyrës së mbjelljes duhet edhe një sensibilizim duke nisur me shkollat, organizatat e veçanërisht institucionet. Gjatë kësaj jave pranë varrezave të dëshmorëve janë mbjellë 100 fidanë pishe.Zona përreth varrezave të dëshmorëve prej vitesh ishte kthyer në një landfill të grumbullimit dhe djegies së mbeturinave e inerteve. Ndaj edhe kthimi i saj në kurorë të gjelbër kërkon kohë dhe aksion të përbashkët mes institucioneve!