Nga lufta Izrael-Hamas te Kosova dhe Shqipëria, diplomacia evropiane diskuton dosjet e ‘nxehta’
![d49e7237892f47cb84982c0b8b730fa0](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/d49e7237892f47cb84982c0b8b730fa0.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
d49e7237892f47cb84982c0b8b730fa0
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë ditën e sotme në Bruksel një takim nën drejtimin e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Në këtë takim, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.
Gjithashtu, pjesë e axhendës së diskutimeve do të jetë edhe konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.
Krerët e diplomacisë do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike, siç bën të ditur edhe faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave të Jashtëm.
![](https://i0.wp.com/rtsh24.s3.eu-central-1.amazonaws.com/2023/11/5798cb7ff1054358ac08f99656309f50.png?w=640&ssl=1)
Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e Jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.
Takimi do të drejtohet nga Josep Borrell dhe pritet të fillojë në orën 17:30.