Nga mohimi në pranim, reperi Sean ‘Diddy’ Combs reagon pas publikimit të videos duke dhunuar ish-të dashurën
Pothuajse 48 orë pas publikimit të videos ku ai shihej duke sulmuar fizikisht të dashurën e tij, Cassie Ventura, reperi Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje.
Ai publikoi një video në Instagram, në të cilën kërkoi falje për një incident që më parë e kishte mohuar se kishte ndodhur.
“Është kaq e vështirë të reflektosh për momentet më të errëta në jetën tënde, por ndonjëherë duhet ta bësh këtë. Nuk kërkoj asnjë justifikim. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video, jam i neveritur”, tha ai.
Video, e publikuar dy ditë më parë, por që mban datën 5 mars 2016, tregon Combs duke tërhequr zvarrë dhe shqelmuar Venturën në hotel InterContinental në Los Angeles.
Në video, Ventura del nga një dhomë hoteli dhe shkon drej ashensorit, ku “Diddy” vrapon në korridor dhe dhunon fizikisht atë duke e shtrirë në tokë./ BBC