Nga parashkollori në klasën e parë, prindërit duhet të bashkëpunojnë me psikologët dhe logopedët
Arsimi parashkollor i fëmijëve është shumë i rëndësishëm për përgatitjen e tyre për klasën e parë. Shumë prindër, mbase pa dashje, gabojnë, duke lënë fëmijët me gjyshërit e tyre apo edhe me vetë ata deri në moshën shkollore. Psikologia Vinifreda Gazulli thotë për RTSH Shkodra se pikërisht prindërit kanë një rol kyç në këtë etapë të zhvillimit të fëmijëve të tyre.
Të nxënit e fëmijëve, nuk është pika kryesore ku duhet të fokusohen prindërit. Psikologia Gazulli thotë se prindërit e mësuesit duhet të jenë vigjilent në këtë pikë, duke i kushtuar rëndësi marrëdhënieve sociale që krijojnë që në kopësht…
Prindërit duhet të bashkëpunojnë ngushtë me logopedët, me psikologët për të kuptuar, por mbi të gjitha, për të pranuar problematika të ndryshme që mund të konstatohen tek fëmijët e tyre nga specialistët, thotë psikologia Vinifreda Gazulli.