Nga Pogradeci në Shkodër për panairin, dy artizanet kanë sjellë në Shkodër disa nga prodhimet e zonës nga vijnë
Këto ditë po mbahet në Shkodër panairi i produkteve dhe prodhimeve artizanale. Në tendat e panairit bie në sy një shtrirje gjeografike e artizanëve pjesëmarrës. Mukadesi dhe Floresha janë dy motrat artizane që vijnë nga Pogradeci për të ekspozuar jo vetëm prodhimet e tyre si: pekmezi, rakia, trahanaja etj. por edhe për të promovuar punën me shtiza dhe grep, traditë e vjetër e qytetit liqenor.
Floresha ka vetëm një vit që merret me punimet artizanale, por po e dashuron gjithnjë e më tepër pasionin e saj.
Mukadesi ka mbi 10 vite që e ushtron artizanatin. Ajo ka vështirësitë e veta, por në fund të ditës triumfon përherë dëshira për ta vazhduar atë ndonës ndjen keqardhje për indiferentizmin që shfaq brezi i ri për ta trashëguar atë.
Panairi i artizanatit mbetet një mundësi e mirë për çdo artizan për të promovuar veten dhe traditat më të mira të krahinave nga vijnë.