Nga siguria në shkolla deri te vota e emigrantëve/ Zv./Ministrja Romin Kuko, prezanton prioritete e Ministrisë së Brendshme për vitin e ardhshëm
Zv ministrja e Ministrisë së Brendshme, Romina Kuko ka bërë një bilancë për vitin që po mbyllet dhe pritshmëritë për vitin e ri 2024.
Duke folur në “Ekspres”, Kuko ka folur për disa prioritete që ka Ministria e Brendshme jo vetëm për të garantuar më shumë rend dhe siguri për qytetarët shqiptar por dhe mbi përafrimin legjislativë për të ndihmuar dhe shqiptarët që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë.
“ Së fundmi Ministria e Brendshme po bënë të mundur konsultimin e ligjit të ri për Gjendjen Civile i cili konsiston në lehtësimin e procedurave të shërbimit online jo vetëm për shqiptarët që jetojnë brenda vendit por edhe për ndihmuar popullatën jashtë Shqipërisë”. Është një mundësi shumë e mirë që të gjithë ata që deklarojnë adresën e tyre që jetojnë jashtë territorit Shqiptar , të plotësojnë ata data-basë që është kusht për votimin e emigrantëve.
Duke iu referuar rastit të djeshme të zjarrit në Lushnjë, Zv.Ministrja foli për një ligj të ri për zjarrfikësit dhe kushtet e tyre por edhe për kërkesat që duhet të kenë godinat dhe hapësirat publike që ndërtohen.
“Është një fatkeqësi rasti që ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë (25 dhjetor) ku për fat të mirë nuk kishte humbje jete por shumë biznese kanë humbur pasurinë e tyre dhe familjar që kanë humbur banesën. Ka pasur një angazhim në kohë rekord nga të gjitha forcat zjarrfikëse jo vetëm të rrethit të fierit por dhe qyteteve të tjera. Ngjarja duhet të na shërbej për të nxjerr një mësim për të para atë që çfarë nuk ka funksionuar ndaj ministri Balla ka kërkuar një analizë të plotë të gjithë atyre që nuk kanë shkuar mirë në ngjarjen e Lushnjës. Ne do të kemi së shpejti dhe një ligj për zjarrfikëset duke intensifikuar të gjitha masat jo vetëm në shërbimin zjarrfikëse por dhe në kërkesat që kanë për godinat, hapësirat publike dhe çdo komponentët duke pasur standarde që garantojnë siguri dhe shmangin tragjedi të tilla”, tha ajo.
Duke folur mbi planin e masave për festat e fund vitit që ka marr Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, Kuko tha se “ata që nuk festojnë në rast festash janë forcat e rendit për të garantuar sigurinë për gjithë qytetarët në të gjithë territorit të Shqipërisë. Kemi një plan masash shumë të detajuar për sa i përket ecurisë dhe mbarëvajtjes së festimeve. është nxjerr një urdhëresë e brendshme ndërmjet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mjedisit , me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përdorimin e fishekzjarrëve. Ndaj bëj apel gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm sepse paraqesin një rrezik për gjithë përdoruesit”.
Temë tjetër për të cilën foli zv/ministrja Kuko ishte procesi i Vetingut në Polici dhe siguria në Shkolla.
“Një nga prioritetet që ka pasur ministri Balla ka qenë me siguria nëpër shkolla dhe kjo strategji ka të bëj me parandalimin e ngjarjeve dhe përfshirjen e kësaj grup moshë. Për të pasur sukses në këto prioritete të ministrisë u organizuar operacioni “Tempulli” ku patëm me qindra të arrestuar persona që rrezikonin jetën e të miturve në perimetrin e shkollave. Për ne është e rëndësishme të ndërgjegjësojmë jo vetëm fëmijët por dhe prindërit. Sepse nga rrjetet sociale fëmijët mund të preken duke bullizuar dhe më pas kërcënuar njëri-tjetrin. Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit është një vendim politik i qeverisë. Vetingu në polici ka ecur me etapa ku ka pasur një komision që ka bërë vetingun e gradave më t larta të Policisë së Shtetit, më pas organet e Ministrisë së Brendshme sikurse është AMP-ja sot, do të vazhdonte të bënte kaskadën duke vazhduar vetingun në hierarkitë e tjera në polici”, përfundon Kuko.