“Nga Toka në Tryezë”, Rama: Produktet Made in Albania prezantohen në Panairin e 30-të të Bujqësisë dhe Ushqimit

Produktet “Made in Albania” po prezantohen në panairin e 30-të ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale historitë e Flora Salit, e cila prodhon mjaltë nga fshati Gosivishtë i Përmetit dhe Jetmira Kaloshit, themeluese dhe drejtuese e “Natyra Ime”, që prodhon sapunë artizanalë.

“Nga Toka në Tryezë” produktet Made in Albania prezantohen në Panairin e 30-të ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit”, shkruan Rama.

“Falë edhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ne marrim subvencionet për bletët dhe ne kemi shkuar në 150 koshere. Para dy vitesh e kemi certifikuar mjaltin e Bedunicës, si mjaltë specialitet, tradicional dhe i garantuar”, tha Flora Sali.

Ndërsa, Jetmira Kaloshi, nga Shkodra sjell historinë e sipërmarrjes së saj që prodhon sapunë tradicionalë.

“Ne prodhojmë sapunë natyralë, artizanalë, me vaj ulliri dhe bimë mjekësore të zonës sonë nga Shtoj i Ri në Shkodër. E veçanta e këtyre produkteve është se janë 100% natyrale, pa kimikate, pa dhjam shtazor, vetëm me bimë mjekësore dhe vajin e ullirit”, tha Kaloshi.

Panairi i kushtohet promovimit të shërbimeve dhe produkteve autoktone, për të nxitur konsumatorët drejt prodhimeve vendase.

Objektiv kryesor i panairit është nxitja e bashkëpunimeve të reja në bujqësi, rrjetëzimi i fermerëve dhe ekspertëve të sektorit me marka ndërkombëtare dhe me aktorët kryesorë të cilët ndikojnë zhvillimin e sektorit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.