Nga turizmi malor tek aktivitetet sportive, kryebashkiaku i Pukës: Duhen investime për tërheqjen e turistëve

Nga mësues në drejtor shkolle dhe më pas në rrugën e gjatë të politikës dhe sot drejton Bashkinë e Pukës, Rrok Dodaj vjen në një rrëfim ndryshe për jetën e tij por edhe ambiciet që ka si qytetar i parë i pukianëve në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH.

Fokusi kryesor i kryebashkiakut Dodaj është pikërisht zhvillimi i turizmit malor në Pukë, aktivitetet sportive malore, turizmit kulturor por edhe kulinarisë tipike malërose. Për arritjen e këtyre ambicieve dhe kthimit të Pukës në një atraksion turistik, Dodaj tha se duhen dhe shumë investime që nga infrastruktura e deri tek restaurimi i pallateve.

“Fokusi kryesor do të jetë turizmi malor, investimet në infrastrukturë, investime për turizëm sportiv, kulturor. Mishi është pjesë e tryezës së gatimeve të pukjanëve. Në Pukë është bërë diçka gjatë viteve e fundit, por nevojat janë të shumta, Puka nuk është vetëm qendra e qytetit por edhe lagjet dhe rrethinat dhe kanë nevojë për restaurimin e pallateve dhe apartamenteve, infrastruktura rrugore me lulishte, njësitë administrative që janë edhe 4 të tjera që kanë nevojë për infrastrukturë rrugore, ujësjellës kanalizime, lidhja që është shumë e domosdoshme me rrugë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. Puka është një zonë malore jo shumë larg nga Tirana. Natyra në Pukë është shumë e bukur, me pyje e investime shumë të bukura që janë bërë kohët e fundit në qytet. Shëndeti fitohet në Pukë për shkak të natyrës së saj dhe ajrit të pastër mbi 800 metra mi nivelin e detit”, tha Dodja.

Rrok Dodja është një nga të paktët kryebashkiake që kanë fituar nën logon e  koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por kjo nuk e pengoi të vlerësoj kryeministrin Rama për investimet që ka bërë në Pukë vitet e fundit duke parë përtej të majtës dhe të djathtës, por ka edhe një thirrje për të.

“Kryeministrin e vlerësojë shumë se ka ardhur në Pukë dhe shpërndan shesh bukuritë e Pukës duke u bërë thirrje vizitorëve të vijnë. Publicitet është për Pukën. Unë kam një thirrje për kryeministrin përmes këtij emisioni “Gjysmën e atyre lekëve që ke hedhur gjatë këtyre viteve, jemi për Pukën dhe të bëjmë 3 herë gjëra më të bukura. Çdo kryetar që ka qenë ka hedhur hapa për mirë. Unë kam vlerësuar gjithmonë votuesit  pasi më kanë besuar gjithmonë dhe është e udhës që unë duhet të bëj shumë për ta por edhe për ata që nuk më kanë votuar. Nuk do ketë dallime”, tha kryebashkiaku i Pukës.

Kryebashkiaku tha se është punuar shumë në Pukë, ku qyteti është transformuar, por se ka ende nevojë për të bërë më shumë.

“Në Pukë janë investuar shumë kohët e fundit, ku zona e liqenit të Pukës është investuar shumë duke e kthyer në një atraksion dhe një pedale për të shëtitur rreth tij. Përtej investimeve që bëhen ën Pukë, rregulli parësor është mosprekja e natyrës dhe kjo mbrohet jo vetëm nga bashkia por dhe vetë banorët. Kurora e gjelbër e Pukës është një tjetër atraksion. Është investuar dukshëm, ka nevojë për shumë investime të tjera, sidomos në zonën periferi të qytetit dhe lidhja me liqenin e këtyre zonave”, tha Dodaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.