Nga Ukraina te varfëria/ 140 liderët botërorë diskutojnë çështjet e nxehta në OKB
140 liderët botërorë mblidhen në Nju-Jork për Asamblenë e radhës së Kombeve të Bashkuara, ku do të kenë në tryezë një sërë temash për të diskutuar.
Çështjet nisin që nga lufta në Ukrainë, kriza globale e kostove të jetesës, emergjenca mbi përkeqësimin e klimës dhe teknologjitë e reja, si inteligjenca artificiale.
“Njerëzit po kërkojnë nga udhëheqësit e tyre një rrugëdalje nga këto kriza. Ndarjet gjeopolitike po minojnë aftësinë tonë për t’u përgjigjur,” shprehet Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Sipas tij, një botë e re shumëpolare është duke u shfaqur në horizont, duke çuar në “tensione në rritje, fragmentim dhe më keq”.
Ndërkaq, presidenti Volodimir Zelenski do kërkojë mbështetjen e liderëve botërorë në Nju-Jork.
Ai do t’i drejtohet asamblesë së përgjithshme të OKB-së për herë të parë personalisht, përpara se të marrë pjesë në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Natyrisht, Zelenski do t’u bëjë thirrje aleatëve që të ruajnë mbështetjen e tyre pavarësisht shqetësimeve për përparimin e ngadaltë të kundërsulmimit të ushtrisë së tij kundër forcave ruse.
Gjithashtu, pritet që ai të shfrytëzojë mundësinë për të kërkuar mbështetje të re nga liderët botërorë nga vendet në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine, shumë prej të cilëve kanë refuzuar të dënojnë pushtimin e Rusisë.
Fuqitë perëndimore duan të theksojnë se lufta nuk është vetëm një çështje e sigurisë evropiane, por një krizë ekonomike që prek të gjithë botën.
Problemi me të cilin përballen Zelenski dhe aleatët e tij ka të bëjë me atë që mbledhja vjetore e OKB-së duhet të fokusohet më shumë te kriza klimatike dhe vështirësitë e tyre ekonomike sesa lufta në Ukrainë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, z. Guterres, e ka pranuar këtë dhe po pret samite të veçanta për të diskutuar mbi përpjekjet botërore për të reduktuar varfërinë dhe për të adresuar ndryshimet klimatike.
Anëtarët e OKB-së nënshkruan gati 17 marrëveshje të ashtuquajturat “qëllime të zhvillimit të qëndrueshëm” (të njohur si SDGs) në 2015.
Këto objektiva – të tilla si përfundimi i varfërisë ekstreme dhe trajtimi i krizës klimatike – supozohet të përmbushen deri në vitin 2030.
Por shumica janë jashtë rrugës sepse të pandemisë, borxhit në rritje dhe mosveprimit global – si dhe luftës në Ukrainë.
Pra, zoti Guterres po kërkon një stimul të ri ekonomik për SDG-të dhe reforma për të inkurajuar institucionet financiare ndërkombëtare që të fokusohen më shumë në nevojat e vendeve në zhvillim.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar se një botë e re multipolare po shfaqet
Udhëheqësit perëndimorë i kanë njohur këto tensione – midis shqetësimeve të tyre të sigurisë dhe shqetësimeve ekonomike të Jugut Global – dhe kanë ardhur në Nju Jork duke premtuar veprime për çështjet e zhvillimit global.
Xhek Sullivan (o. Jake), këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, tha se Presidenti Joe Biden ishte “i etur” për të përdorur fjalimin e tij në OKB “për të mobilizuar burimet financiare për Jugun Global për nevojat e zhvillimit dhe infrastrukturës”.
Ndërsa sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Xhejms Kleverli (o. James Cleverly) – i cili ndodhet në Nju Jork – tha se SDG-të ishin “seriozisht jashtë rrugës dhe ne duhet të bashkohemi dhe të riangazhohemi dhe të përshpejtojmë dorëzimin e tyre deri në vitin 2030”, transmeton BBC.
Por diplomatët perëndimorë thanë këtë javë se OKB-ja ishte gjithashtu një shans për të bindur vendet neutrale se pushtimi rus i Ukrainës i preku të gjitha, duke dëmtuar ekonomitë duke rritur kostot e ushqimit dhe energjisë.