Mesnata ishte koha e caktuar si afati i fundit për shlyerjen e huasë për fondin Oaktree nga Zhang, i cili nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur ndryshimin e pronësisë së klubit zikaltër. Oaktree do të ekzekutojë premtimin dhe kështu do të fitojë 99.6% të aksioneve të Interit, edhe nëse do të duhen të paktën 15/20 ditë për kohën teknike. Nesër pritet një deklaratë nga fondi amerikan.
Pasi Steven Zhang nuk arriti të shlyente kredinë e marrë në 2021, Oaktree u bë pronari i ri i Interit. Fondi kalifornian, megjithëse gëzon autonomi të gjerë, është megjithatë pjesë e një fondi tjetër të madh kanadez, Brookfield.
Siç raportohet nga Calcio e Finanza, në vitin 2019 fondi me bazë në Toronto bleu 62% të Oaktree për t’u ofruar “investitorëve një nga ofertat më të plota të produkteve alternative të investimeve”. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Brookfield duhet të zotërojë 100% të aksioneve të Oaktree deri në vitin 2029: rritja që nga 1 marsi kishte arritur në 72%, me investime për blerjen e aksioneve në rreth 4.7 miliardë dollarë.
“Ndërsa ne bashkëpunojmë për të shfrytëzuar pikat e forta të njëri-tjetrit, Oaktree operon si një kompani e pavarur brenda familjes Brookfield, me ofertat e veta të produkteve dhe ekipet e investimeve, marketingut dhe mbështetjes,” thuhet në sajt, duke afirmuar autonominë e gjerë amerikane të kompanisë.
I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…
Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër prej vitesh vuajnë papërgjegjshmërinë e qytetarëve dhe subjekteve të ndryshëm,…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti sot në takim…
Argjinatura e ndërtuar vitin e shkuar në fshatin Juban të Njësisë Gur i Zi ka…
Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se, gjatë një operacioni policor të…
Nevoja për gjak në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të jetë e vazhdueshme, ndërsa aktualisht…
This website uses cookies.