Mazhoranca dhe një pjesë e opozitës janë shumë afër dakordësisë për të kthyer në normalitet veprimtarinë e Parlamentit pas 5 muaj krize. Pritet që kjo dakordësi të zyrtarizoht sot gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve që ka thirrur kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.
Një ditë më parë burime për RTSH thanë se Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Bledi Çuçi u takua në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit me homologun e tij demokrat Gazment Bardhi.
Sipas burimeve ata janë shumë pranë marrëveshjes politike, duke negociuar kërkesat e deputetëve mbështetës së Ish-Kryeministrit Berisha dhe Kreut të Grupit Parlamentar demokrat Bardhi, për ngitjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, sikunder rikompozim të Komisionit të Posaçëm parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe ndryshimin e bashkëkryesimit të tij nga opozita.
Negociatat mes palëve u komentuan edhe nga Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla gjatë një takimi që ajo pati me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë Daviz Uizner. Nikolla nënvizoi në takim se palët po përpiqen për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet.
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
This website uses cookies.