Categories: LajmeSociale

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Halilaj: Ja pyetja e parë që do i bëjnë fëmijët nënës së tyre

Tentativa e nënës 27-vjeçare për t’u vetëmbytur së bashku me 4 fëmijët e saj në Lumin Buna ishte në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare”.

Pedagogia Helena Halilaj ka deklaruar se vërshimet në rrjetet sociale ndaj 27-vjeçares, do të kenë një peshë të madhe më vonë, pasi fëmijët e saj pyetjen e parë që do i shtrojnë nënës së tyre do të jetë: “Pse ti nënë doje të na mbysje ne?”.

Sipas Halilajt shkaqet që mund të kenë çuar 27-vjeçare në atë vendim, janë si një pus i errët, ende të pazbuluara.

“Shumë skena të filmave të ndryshëm duket sikur japin disa mesazhe jo të mira. Ky lajm te individë të ndryshëm shkon edhe si orientuese.

Nganjëherë më duket sikur këto ngjarjet e dhimbshme, iu ofrohen individëve që kanë ndjeshmëri, që janë të trishtuar, të dëshpëruar që kanë probleme të shëndetit mendor.

Duket ndonjëherë sikur e gjithë historia është pus.

Në fakt ajo që pash në komunikimin social, nuk pash një individ që të thoshte: babai ku ishte? Babai që është  mbrojtja, fuqia fizike, ekonomike, etj,. Kjo është një vazjë e re, 27 vjeç me 4 fëmijë. Problemet ekonomike shkaku kryesor.

Është tablo e dhimbshme, si një skenë filmi, aty buzë Bunës.

Kur ti e mendon cilat biseda ka bërë me fëmijë? Si i ka marrë fëmijët? Janë ndjesi për të cilat nuk diskutohet. Por përtej kësaj, komunikimi e vështimi i shkujdesur në rrjetet sociale, do ketë peshë e ndikim nesër. Sepse pyetja e parë që do i bëjnë nesër fëmijët nësës do jetë: Pse ti nënë doje të na mbysje ne?

Nëna nuk është shtreha e fundit, dashuria e vetme, e sigurt, dhe duket sikur nëna kthehet agresori, kanibali, vrasësi’, tha Halilaj.

Një ditë më parë policia parandaloi ngjarjes që mund të kishte rezultuar në një tragjedi. Një nënë 27-vjeçare tentoi të vetëmbytej së bashku me 4 fëmijët e saj në Lumin Buna.

Ishte babai i 27-vjeçares ai i cili njoftoi Policinë pasi dyshoi se e bija nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike.

Kjo ngjarje pason tragjedinë e rëndë që ndodhi në muajin maj të këtij viti  kur 39-vjeçarja Alma Arrazi u hodh në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët e saj, 3, 8 dhe 9 vjeç.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 2 Majit 2024, ndërsa u zbulua dy ditë më vonë kur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e vajzës 9-vjeçe. Ndërsa më pas u gjetën trupat e dy fëmijëve të tjerë 3 dhe 8 vjeç. Për këtë ngjarje u arrestua dhe u la në qeli bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

15 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

16 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.