Ngjarja e rëndë në Shkodër, prokuroria i dha leje babait për të vajtur në varrimin e vajzës, s’u lejua nga policia

Radiotelevizioni Shqiptar ka siguruar letrën ku Erdgys Arrazi ka kërkuar leje për të qenë i pranishëm në varrimin e vajzës së tij të mitur Ergesa 9 vjeç, trupi i së cilës u gjet në lumin Buna nga një peshkatar i zonës.

Leja për të qenë i pranishëm në varrimin e vajzës së mitur ditën e sotme 6 maj në orën 14.00 është miratuar nga prokuroi Ledion Tema, por është refuzuar nga Policia e Shkodrës, duke mos lejuar babën Erdgys Arrazi të jetë i pranishëm në varrimin e së bijës.

Erdgys Arrazi u ndalua nga policia më 5 maj nën akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”, pasi ka dyshime se për shkak të dhunës në familje dhe tradhtisë bashkëshortja e tij Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e mitur të vetëhidhen në lumin Buna. Deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe djalin e vogël.

Në përgjigje të kërkesës tuaj, ku kërkoni leje të veçantë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të vajzës së mitur Ergesa Erdgys Arrazi në datën 06.05.2024 ora 14:00, për të arrestuarin Erdgys Arrazi, i cili është ndaluar në datën 05.05.2024 për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes ” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, ju bëjmë me dije se bazuar në parashikimet ligjit 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve dhe “Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, kompetent për dhënien e lejeve të veçanta është Drejtori i Institucionit ku mbahet personi i ndaluar, i cili merr pëlqimin e prokurorit.

Organi procedues jep pëlqimin që personi nën hetim të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë mortore, nëse nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër garantohet siguria dhe rendi gjatë shoqërimit të tij, ndalohet komunikimi me çdo person tjetër dhe sigurohet rikthimi i tij në dhomat e sigurisë ku mbahet i ndaluar, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore.

Sa më sipër, ju lutem të drejtoheni në institucionin kompetent, për shqyrtimin e kërkesës suaj.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

DREJTUESI I PROKURORISË ALBERT MURÇAJ NË MUNGESË DHE ME POROSI PROKURORI LEDION TEMA” shkruhet në letrën e prokurorisë, e siguruar nga RTSH.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.