Radiotelevizioni Shqiptar ka siguruar letrën ku Erdgys Arrazi ka kërkuar leje për të qenë i pranishëm në varrimin e vajzës së tij të mitur Ergesa 9 vjeç, trupi i së cilës u gjet në lumin Buna nga një peshkatar i zonës.
Leja për të qenë i pranishëm në varrimin e vajzës së mitur ditën e sotme 6 maj në orën 14.00 është miratuar nga prokuroi Ledion Tema, por është refuzuar nga Policia e Shkodrës, duke mos lejuar babën Erdgys Arrazi të jetë i pranishëm në varrimin e së bijës.
Erdgys Arrazi u ndalua nga policia më 5 maj nën akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”, pasi ka dyshime se për shkak të dhunës në familje dhe tradhtisë bashkëshortja e tij Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e mitur të vetëhidhen në lumin Buna. Deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe djalin e vogël.
“Në përgjigje të kërkesës tuaj, ku kërkoni leje të veçantë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të vajzës së mitur Ergesa Erdgys Arrazi në datën 06.05.2024 ora 14:00, për të arrestuarin Erdgys Arrazi, i cili është ndaluar në datën 05.05.2024 për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes ” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, ju bëjmë me dije se bazuar në parashikimet ligjit 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve dhe “Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, kompetent për dhënien e lejeve të veçanta është Drejtori i Institucionit ku mbahet personi i ndaluar, i cili merr pëlqimin e prokurorit.
Organi procedues jep pëlqimin që personi nën hetim të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë mortore, nëse nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër garantohet siguria dhe rendi gjatë shoqërimit të tij, ndalohet komunikimi me çdo person tjetër dhe sigurohet rikthimi i tij në dhomat e sigurisë ku mbahet i ndaluar, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore.
Sa më sipër, ju lutem të drejtoheni në institucionin kompetent, për shqyrtimin e kërkesës suaj.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
DREJTUESI I PROKURORISË ALBERT MURÇAJ NË MUNGESË DHE ME POROSI PROKURORI LEDION TEMA” shkruhet në letrën e prokurorisë, e siguruar nga RTSH.
Deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike janë shfaqur para dyerve të Kuvendit për të tentuar…
Parlamenti shqiptar mblidhet të enjten për të diskutuar mbi disa projektligje të rëndësishme, por opozita…
Një bombë amerikane e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ndodhej poshtë një…
Të paktën tetë persona janë vrarë nga sulmet izraelite në qendrën mjekësore në Bejrut, ndërsa shtatë të…
Dashi Kalojeni kohën e lirë duke ndjekur hobi ose duke bërë gjëra që ju pëlqejnë…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë…
This website uses cookies.