Ngjarja e Shkodrës, Proda: Shumë shpejt rezultate konkrete!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda deklaroi të mërkurën se, shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për ngjarjen e Shkodrës ku mbetën 4 të vrarë.
I pyetur nga deputeti i opozitës Ferdinand Xhaferaj për ngjarjen e Shkodrës, në seancën dëgjimore për projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025” në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Proda u shpreh se sa i përket ngjarjeve kriminale ka një shqetësim.
“Sidomos ngjarja e fundit e Shkodrës. Unë me garanci po ju them që shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezultate konkrete” tha Proda.