Lajme

Ngjarja e Velipojës, autorët ende në arrati/Policia nuk i ndal kërkimet, negociata me familjarët për tu dorëzuar

Policia vendore e Shkodrës vijon që të jetë në kërkim të dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, të dyshuar si autor të vrasjes së shtetasve Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në plazhin e Velipojës.Efektivët kanë intensifikuar kërkimet e tyre për gjetjen e më pas kapjen e dy vëllezërve Frroku. Nga ana tjetër, përveç punës kërkimore, mësohet se policia është në negociata e sipër me familjen Frroku në mënyrë që dy vëllezërit të dorëzohen dhe të mos bëjnë rezistencë duke qëndruar të fshehur për t’i shpëtuar uniformave blu.Gjatë negociatave familja Frroku ka dhënë sinjale pozitive se dy të dyshuarit mund të vetëdorëzohen për t’ia lënë shtetit këtë çështje në dorë.Një ditë më parë xhaxhai Zef Frroku deklaroi se është vështirë që dikush t’i dorëzohet këtij shteti por nga thellimi i negociatave pas ngjarjes së rëndë pritet që një gjë e tillë të ndodhë edhe pse ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare. Pas një konflikti të nisur që me 28 qershor të këtij viti, dy shtetas u vranë me armë zjarri pistoletë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në këmbë. Fillimisht viktimat Ersild Ishmi dhe kunati i tij Arsid Hoxha u përfshinë në një konflikt fizik me vëllezërit Frroku dhe më pas u përdorën armët.Nga të shtënat Ishmi dhe Hoxha mbetën të plagosur rëndë dhe më pas ndërruan jetë në spitalin rajonal të Shkodrës duke mos i bërë ballë plagëve ndërsa u plagos në këmbë një kamarier, Zyber Zagradi.Policia deri më tani ka ndaluar dy bashkëpunëtorët e autorëve të dyshuar kamarierin Zagradi dhe shtetasin Mario Pali, i afërm i familjes Frroku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

12 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

12 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

12 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

12 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

13 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

13 hours ago

This website uses cookies.