Categories: Lajme

Ngjarja në Kosovë, Sveçla: Do themelojmë një taskforce për hetimin e rastit Min…

Ngjarja në Kosovë, Sveçla: Do themelojmë një taskforce për hetimin e rastit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e regjistruar në Prishtinë mbrëmjen e së premtes (4 gusht), ku një person humbi jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal.

Në një postim në Facebook, Sveçla e drejton gishtin nga drejtësia, teksa thotë se kriminelët në vend nuk po ndëshkohen. Sipas Sveçlës, personat e përfshirë në konflikt kanë edhe dhjetëra vepra të mëparshme penale.

“Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t’i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetëra të rinj të tjerë. Palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetëra vepra të mëhershme penale. Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme! Drejtësia është punë e policisë, e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia është një sistem i plotë kur të gjithë institucionet përmbushin funksionin e tyre”, shkruan Ministri.

Ai bën me dije se do të themelohet edhe një taskforcë për hetimin e thellë, jo vetëm të kësaj ngjarje, por edhe të ngjarjeve të tjera të ngjashme

“Është koha e fundit që efikasiteti i Policisë në këtë segment të rritet, por mbi të gjitha përgjegjshmëria dhe vendosmëria e Prokurorisë dhe guximi i gjykatësve për dënime drakonike për këtë kontigjent kriminal. Drejtësia është virtyt që duhet mbrojtur nga e tërë shoqëria, përfshirë aktivistët e shoqërisë civile dhe gazetarët. Ndjenja e të drejtës duhet të jetë shqetësim për të gjithë ne. Shembujt e ndëshkimit të krimit shërbejnë edhe si mbështetje për rolin e policisë sonë.

Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme!”, deklaron Sveçla.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

1 hour ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

1 hour ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

2 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

2 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

2 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

2 hours ago

This website uses cookies.