Ngjarja në Velipojë dhe Tiranë, eksperti i sigurisë: Të paralajmëruara, vrasjet mund të ishin parandaluar

Eksperti i sigurisë Faik Basha i ftuar në studion e RTSH 24 ka komentuar ngjarjet që tronditën dje (19 gusht) vendin tonë.

Duke u ndalur te vrasja e dy personave në Velipojë, Ersild Ishmi, 33-vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç, nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, Basha deklaroi se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar.

Sipas tij, ngjarja ishte e paralajmëruar dhe nëse, theksoi Basha, do kishte funksionuar sistemi ligjzbatues dhe drejtësia në vend, ngjarja do ishte shmangur.

Në harkun kohor të 24 orëve kemi patur disa ngjarje të rënda në vend. Kanë mbetur të vdekur 5 persona, 1 i plagosur.

Gjithsecila nga ngjarjet ka patur tregues që mund të ishin parandaluar nëse do kishin funksionuar strukturat e sigurisë, ligj zbatuese. Ngjarjet kanë patur paralajmërimet e tyre dhe nëse do funksiononte drejtësia, mund të kishte shmangie.

Ngjarja e Velipojës ku 2 të rinj mbetën të vrarë, ishte paralajmëruar më parë. Konflikti kishte nisur prej më shumë se 2 muajsh. Ne aty shohim mosfunksionim të strukturave të policisë, prokurorisë, gjykatës.

Këtu e shohim më së miri se si një zinxhir i tërë i  institucioneve ligjzbatuese dhe ofrimit të sigurisë publike, nuk funksionojnë, Mosfunksionimi i tyre çon në marrjen e jetës së qytetarëve. Siguria publike është e kërcënuar në këtë vend”, theksoi ai.

Basha u shpreh se paratë e pista, janë një prej arsyeve që çojnë në ngjarje sikurse është ajo e Velipojës dhe të shtënat me armë ditën e djeshme në mes të Tiranës. Ai sqaroi se biznesmenët  të cilët kanë krijuar të ardhurat në mënyrë jo ligjore, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, rendit kushtetues, janë shkaqe të cilat çojnë në ngjarje fatale.

“Kohët e fundit po shohim që  biznesmenët po vrasin. Patëm rastin në Dhërmi, rast i përsëritur në Velipojë.

Kjo vjen sepse një pjesë e mirë e financuesve në Shqipëri, i kanë krijuar të ardhurat në mënyrë jo ligjore dhe të pa kaluar në filtrat e sigurisë.

Kjo ka bërë që biznesmenët të mos njohin shumë mirë jetën ligjore, rendin kushtetues, pasi aktiviteti i tyre, pas hetimeve jam i bindur qeë do dalin probleme edhe me bizneset ku ka ndodhur ngjarja e mbrëmshme.

Kemi rastin ku biznesmeni në fjalë është përplasur para 2 muajsh me viktimën. Kemi patur përdorimin e një arme, është kërcënuar personi, janë marrë masta për tu ndaluar, ka vajtur prokuroria, dhe përfundimisht gjendet i lirë dhe më pas merr jetën e një qytetari”, u shpreh Basha.

Ky i fundit u ndal më tej edhe te ngjarja në Tiranë, ku një polic plagosi një person në Tiranë pranë Komunës së Parisit.

Edhe në këtë rast, eksperti i sigurisë shprehu kritika mbi deklaratat e bëra nga Drejtori i Policisë Tiranë.

Ai pa ju dridhur qerpiku qëllon. Drejtori i policisë tiranë tregoi papërgjegjshmëri të lartë në funksionin e tij në detyrën e tij. në një deklaratë thotë: “ai nuk donte ta vriste, kam komunikuar me të pas ngjarjes”

Mori në mbrojtje një kriminel, që cilado qoftë arsyeja, një punonjës policie s’mund të zgjidhë problemet përmes përdorimit të armëve të zjarrit.

Kalimi i theksit te: kemi komunikuar që do dorëzohet, nuk dimë nëse është arma e shërbimit ose jo.

Këto janë detaje që nuk kanë rëndësi për ngjarjen, por një punonjës policie qoftë në të drejtën e tij, kur nuk merr masa ligjore kur ka përplasje me një person, kur s’ka besim të kolegët e tij, te institucionet ligjzbatuese, te gjykatat, imagjino ç’besim mund të kenë qytetarët që s’janë as punonjës policie”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.