Ngjarja në Xhabiej, I plagosuri Brahimi: S’kam konflikte me asnjëri

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e shtetasit Selami Brahimi një natë më parë në Shkodër. Mësohet se 60-vjeçari ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni lidhur me plagosjen e tij dhe se nuk ka arritur që të dallojë automjetin. Brahimi tha se ka shpëtuar për mrekulli, sepse në sekondat e fundit kur është qëlluar ka kthyer kokën dhe i ka shpëtuar atentatit duke mos e marrë plumbin në kokë, por në pjesën e sipërme të fytyrës. 60-vjeçari ka qenë në këmbë pasi ishte ulur nga një pallat ku la mbesën e tij. “Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli, sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri. Automjeti me të cilin qëlluan autorët ende të paidentifikuar erdhi nga zona e Parrucës në drejtim të Xhabiej dhe pasi qëlluan me armë zjarri u larguan në drejtim të daljes së Shkodrës ndërsa policia po gjurmon lëvizjet e automjetit që nuk është gjetur ende.

Selami Brahimi është pronar i një picerie në lagjen “Xhabiej” ku ndodhi plagosja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.