Lajme

Ngjarjet kulturore të vitit 2024 – Karnavalet, koncerti i Ramë Lahaj, rihapja e Kinema Republikës ishin disa prej tyre

Viti 2024 ishte i rëndësishëm për artin dhe kulturën në Shkodër,  teksa një seri ngjarjesh u shënuan përgjatë tij.

Organizimi i Karnavaleve të këtij viti ishte njëri prej tyre. Ato i përkasin një tradite të hershme që mendohet të kenë nisur që në vitin 1860. Festimi i tyre zgjati tre ditë dhe në to mori pjesë edhe Kryeministri Rama.

Treni i “Swing Marathon” mbërriti sërish në stacionin e Shkodrës, pas dy viteve mungesë. Udhëtarë ishin “adhuruesit” e muzikës Jazz që sillnin vitet ’40 – ’50 me veshjet e tyre. “Andrra n’tren” i dedikohet ditës ndërkombëtare të kësaj muzike që në Shkodër i ka fillesat në vitet ’20.

Tjetër ngjarje e rëndësishme kulturore ishte koncerti i parë i vitit i Orkestrës Simfonike të Shkodrës,  që erdhi me tingujt e kolonave zanore të kinematografisë shqiptare. Në muajin qershor ky formacion artistik do të shoqëronte tenorin me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj së bashku me artistë të tjerë gjatë koncertit të mbajtur në pikën turistike të Shirokës.

Kinema “Republika” çeli dyert për shkodranët në ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të festivalit “Ekrani i Artit” dhe kjo ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit.

Biblioteka publike “Marin Barleti” u pasurua me një fond prej rreth 850 librash, pjesë e Bibliotekës së shkrimtarit të shquar Ernest Koliqi. Ajo  erdhi falë aktit të dhurimit të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me revistën “Shejzat” , ndërkohë që njëra nga sallat e Bibliotekës mori emrin “Salla Koliqi”, frymëzim edhe për iniciativën e krijimit të Çmimit “Koliqi” pak kohë më vonë.

Suksesi i trupës së Teatrit “Migjeni” me dramën “Vizita” të Davide Lodices në Festivalin “Mess” të Bosnjë-Hercegovinës, Festivali Mbarëkombëtar i Humorit dhe vlerësimi me çmimin e parë të grupit “Shkodra Elektronike” në edicionin e 63-të të FIK përmbyllën një vit të mbarë për kulturën në Shkodër.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Festa e Fitër Bajramit në Lezhë/Dhjetëra besimtarë falën namazin në xhaminë e qytetit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…

2 hours ago

Ura që bashkon Velipojën me Ulqinin/Projekti ambicioz prej 20 milionë € i dy shteteve po shkon drejt konkretizimit

Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…

3 hours ago

Komunitetet fetare urojnë Fiter Bajramin/“Të bashkuar në besim dhe paqe, gëzuar për çdo familje myslimane”

Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…

3 hours ago

Festë në shtëpinë e fëmijës/Një grup vullnetarësh zgjodhën të festojnë me shtëpinë e fëmijës

Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…

3 hours ago

Ceremonia e festës së Bajramit/Qindra besimtarë falën Fitër Bajramin në Xhaminë e Parrucës

Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…

3 hours ago

30 kompozitorë për festivalin e fëmijëve/Edicioni i 63-të me emra të njohur dhe talente të reja të muzikës shqiptare.

Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…

3 hours ago