Ngjitja drejt majës së Veleçikut, sivjet shënohet edicioni i 15-të i organizimit “Marshimi i Përvitshëm”

ngjitja veleciku

Të apasionuarit pas natyrës e kanë kthyer në traditë që çdo fillimvit të ngjisin majat e lartësive për të soditur bukuritë e peizazheve mbresëlënëse që ofrojnë ato.

“Marshimi i Përvitshëm” i organizuar nga Klubi “Taraboshi” do të shënojë sivjet edicionin e 15-të.

Destinacioni i ngjitjes do të jetë maja e Veleçikut në Malësinë e Madhe.

Aktiviteti i ngjitjes në mal do të paraprihet nga organizimi i fushatës së solidaritetit për grumbullimin e ushqimeve në bashkëpunim me “Foodbank Albania” dhe organizatën “Shpresë për Botën”, shprehet organizatori Faci.

Fushata e solidaritetit dhe festa do të organizohen më 18 janar, ndërsa ecja në Majën e Veleçikut, të dielën e 19 janarit.

 Mbi 110 pjesëmarrës pritet t’i bashkohen këtij viti “Marshimit të Përvitshëm”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.