Categories: AktualitetLajme

Ngjitje në malin e Taraboshit / Një grup alpinistësh nga Kosova eksploruan këtë pikë malore

Udhëtimi në mal dhe ngjitja në lartësi është e shoqëruar me ndjenjën e adrenalinës për personat që dashurojnë natyrën e egër. Mali i Taraboshit është një mundësi e mirë për ta përjetuar atë.  Kështu zgjodhën të bënin një grup bjeshkatarësh nga Kosova, nën udhëheqjen e guidës nga klubi “Taraboshi Shkodër”, Lodovik Zefi. Ngjitja zgjati gati 3 orë. Ajo nisi nga ura e Bunës (monument kulture) deri në majën e Golishit në Tarabosh, malit me një lartësi prej 651 m që gjendet në skajin jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës.

Shkodra nga kjo pikë shikohet si në pëllëmbë të dorës, së bashku me liqenin e saj, më i madhi në Ballkan, ndërsa nga e njëjta pikë në majën e Taraboshit mund të shikosh edhe detin Adriatik. Veç ajrit të pastër, mbushur me oksigjen, panorama duket e mrekullueshme nga kjo lartësi.

Niveli i vështirësisë nga pikënisja në majë konsiderohet i përballueshëm nga të gjithë. Andi nga Peja është 12 vjeç dhe ai nuk e pati aspak të vështirë ngjitjen.

Peisazhi i larmishem malor, me kalime në sfond nga ai lumor dhe liqenor në atë fushor dhe kodrinor e bëjnë malin e Taraboshit të preferuar për ngjitje nga dashamirësit e natyrës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

5 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

5 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

5 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

5 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

5 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

5 hours ago

This website uses cookies.