Ngjyrat festive të fundvitit – Fëmijë e të rritur festojnë në shesh nën tingujt e muzikës së koncerteve
Dhjetori ka sjellë atmosferë të bukur në Shkodër teksa fëmijë e të rritur çdo mbrëmje i gjen duke pritur Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në qytezën festive të organizuar nga Bashkia Shkodër.
Festë pa muzikë nuk ka dhe koncertet e këtij muaji kanë mbushur sheshin me mijëra qytetarë të pranishëm.
Një prej tyre ishte ai i artistit Alban Skënderaj , që i bëri shkodranët të këndonin njëzëri me të.
Padyshim, në këtë atmosferë ka vend edhe për fëmijët, sepse janë ata që i shijojnë festat më së shumti.
Skena ishte e tyre plotësisht në koncertin e QKF “Kujtim Alija”.
Atmosfera do të vijojë të jetë e ndezur deri në natën e ndërrimit të viteve, pasi të tjerë artistë me emër do të performojnë hitet e tyre në sheshin festiv.