Ngrica mbërthen zonën malore – Akset kryesore të qarkullueshme, probleme me energjinë në disa zona

ngrica mberthen

Që nga mesdita e së hënës janë ndërprerë reshjet e borës në zonat malore të qarkut të Shkodrës, por nderkohë ka vijuar era e fortë dhe temperaturat kanë shënuar ulje të mëtejshme duke sjellë nje situatë ngricash e cila krijon problematika si për qarkullimin ashtu edhe furnizmin me energji elektrike. 

Akset rrugore që mbikqyren nga Drejtoria Rajonale e Rrugeve, Tamarë- Vermosh, Bogë – Thethë dhe rruga e Komanit  janë të qarkullueshme nga automjetet që këshillohet të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërsa i bllokuar vijojnë të jetë prej tri ditësh aksi Kir-Shosh në bashkinë e Shkodrës.

Gjithashtu e pakalueshme është edhe rruga e  Iballës në bashkinë Fushë Arrëz. 

Probleme në furnizimin më energji elektrike vijon të ketë në njësitë administrative Rrethina dhe Pult të bashkisë Shkodër, si dhe në Temal dhe Shllak të bashkisë Vau i Dejës.

Procesi mësimor vazhdon të jetë i pezulluar për shkak të kushteve të motit në shkollat e Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierz.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.