Që nga mesdita e së hënës janë ndërprerë reshjet e borës në zonat malore të qarkut të Shkodrës, por nderkohë ka vijuar era e fortë dhe temperaturat kanë shënuar ulje të mëtejshme duke sjellë nje situatë ngricash e cila krijon problematika si për qarkullimin ashtu edhe furnizmin me energji elektrike.
Akset rrugore që mbikqyren nga Drejtoria Rajonale e Rrugeve, Tamarë- Vermosh, Bogë – Thethë dhe rruga e Komanit janë të qarkullueshme nga automjetet që këshillohet të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë.
Ndërsa i bllokuar vijojnë të jetë prej tri ditësh aksi Kir-Shosh në bashkinë e Shkodrës.
Gjithashtu e pakalueshme është edhe rruga e Iballës në bashkinë Fushë Arrëz.
Probleme në furnizimin më energji elektrike vijon të ketë në njësitë administrative Rrethina dhe Pult të bashkisë Shkodër, si dhe në Temal dhe Shllak të bashkisë Vau i Dejës.
Procesi mësimor vazhdon të jetë i pezulluar për shkak të kushteve të motit në shkollat e Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierz.
Në 74-vjetorin e vrasjes së 22 intelektualëve nga regjimi komunist, Departamenti i të Përndjekurve në…
Panairi i Edukimit, një projekt mbështetës për të rinjtë gjimnazistë të veriut të Shqipërisë, po…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i pranishëm në tryezën e organizuar nga…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha në mbledhjen e qeverisë, se partisë që…
“Kemi goditur organizata kriminale, të cilat janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda.…
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…
This website uses cookies.