Categories: LajmePolitikë

Ngrihet drejtori për zhvillimin e akuakulturës, Denaj: Objektivi, 30 mijë ton eksporte peshkore në 2030

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte (28 dhjetor) ngritjen e një drejtorie përgjegjëse që do të merret me akuakulturën. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj teksa theksoi se objektivi i synuar është që eksportet e produkteve peshkore të arrijnë në 30 mijë ton deri në vitin 2030, nga 8 mijë ton që eksportohen aktualisht.

Kemi ngritur sot me Vendim të Këshillit të Ministrave, drejtorinë përgjegjëse që do të kujdeset në veçanti me akuakulturën, drejt objektivit 30 mijë tonë eksporte të produkteve peshkore në 2030”, u shpreh Denaj.

Po ashtu, u miratua edhe një Projekt-Vendim për Sigurinë Ushqimore, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Ky Projekt-Vendim, sipas Denajt rregullon tarifat të cilat kryhen nga laboratorët e referencës për produktet plehruese, si ato që janë institucione shtetërore dhe ato që janë private.

Këtë vit që vjen qeveria ka vendosur në dispozicion 25% më shumë buxhet për infrastrukturën laboratorike, duke nxitur rritjen e cilësisë dhe eksportet bujqësore drejt tregjeve elitare”, u shpreh Denaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

19 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

19 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

20 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

20 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

20 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

20 hours ago

This website uses cookies.