Categories: AktualitetLajme

Ngrihet Komiteti për matjen e shikueshmërisë, drejtori i RTSH: Të ruajmë paanshmërinë e besueshmërinë

Përfaqësues të televizioneve dhe agjencive te marketingut vendosën të mërkurën përbërjen e Komitetit të Përbashkët të Industrisë.

Mes diskutimeve që kjo strukturë kontrolluese për matjen e shikueshmërisë të jetë funksionale, por sidomos e besueshme, Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, Alfred Peza, solli eksperiencat e disa vendeve europiane, duke kujtuar faktin që projektimi i këtij Komiteti duhet të marrë parasysh auditorin tradicional dhe atë digjital.

Ka një vullnet tashmë për ta realizuar këtë proces dhe duhet të bazohemi te shembujt më të konsoliduar të tregut audioviziv. Konfigurimi ka shumë rëndësi, pasi ndihmon në ruajtjen e paanshmërisë dhe të besueshmërisë së procesit të matjes së audiencës,” deklaroi z. Peza.

Që nga 2019-a, por procesi ka nisur shumë më herët dhe ju e dini se nuk kemi më absolutisht kohë,” u shpreh znj. Armela Krasniqi, kryetarja e Autoritetit të Medieve Audiovizive.

Në tryezën e dytë konsultative, përfaqësues të televizioneve të tjera kombëtare e vendore shtruan nevojën e kuotës për televizionet vendore në këtë Komitet.

Unë mendoj që në vitin 2024 duhet përmbyllur ky proces, ndoshta edhe më shpejt. Në fillimin e sezonit në shtator ai duhet të jetë në operim. Që ne të arrijmë këtë objektiv apo plan mendoj që brenda muajit shkurt duhet ta kemi themeluar,” tha drejtori ekzekutiv i televizionit “Klan”, Aleksandër Frangaj.

Tryeza miratoi përbërjen me 9 pjesëtarë të Komitetit që do të menaxhojë matjen e shikueshmërisë në Shqipëri sipas formulës radiotelevizioni publik, 3 televizione kombëtare e po aq vendore, si dhe 2 agjenci reklamash.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

8 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

10 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

11 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

11 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

11 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

11 hours ago