Ngritja e Forcës Rezerviste në Shqipëri, përmbushje e detyrimeve në kuadër të NATO-s

Projektligji për organizimin dhe funksionimin e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë, i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, ka si qëllim të përcaktojë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e individëve dhe institucioneve të përfshira në mobilizimin dhe shërbimin ushtarak rezervist.

Ky ligj përcakton rregullat për krijimin e një strukture të organizuar dhe të trajnuar për Forcën Rezerviste, e cila do të aktivizohet në rast nevoje, duke kontribuar në ruajtjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të vendit, si dhe në përmbushjen e detyrimeve kombëtare në kuadër të NATO-s dhe operacioneve të tjera ndërkombëtare.

Projektligji përcakton kriteret e pranimit për ushtarët rezervistë, duke përfshirë moshën dhe statusin e tyre gjyqësor. Numri i personelit të aktivizuar do të përcaktohet në Strategjinë Ushtarake dhe Planin e Zhvillimit të Forcave të Armatosura.

Shërbimi ushtarak rezervist është një veprimtari që kryhet në bazë të dëshirës dhe detyrimit për t’i shërbyer atdheut. Kohëzgjatja e shërbimit varion nga 14 deri në 45 ditë në vit, me mundësi zgjatjeje për operacione të veçanta.

Ushtarët rezervistë gëzojnë të drejta të njëjta si ushtarët aktivë dhe kanë të drejtën të ruajnë vendin e punës gjatë shërbimit. Ata gjithashtu janë të detyruar të raportojnë për çdo ndryshim të statusit të tyre.

Projektligji gjithashtu identifikon autoritetet përgjegjëse për rekrutimin dhe organizimin e shërbimit rezervist, duke përfshirë Ministrin e Mbrojtjes dhe komandat përkatëse të forcave.

Ky projektligj synon të sigurojë një strukturë të fortë për mobilizimin e forcave rezerviste, duke kontribuar në forcimin e mbrojtjes kombëtare dhe në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

Projektligj për organizimin dhe funksionimin e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.