Ngritja e kapaciteteve dhe bashkëpunimi gjyqësor, ambasadori King Smith takon Dumanin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Alastair King Smith ka shkuar ditën e sotme në Strukturën e Posaçme Kundër Krruosionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku ka zhvilluar një takim me drejtuesin e këtij institucioni Altin Dumani.
Ambasadori King-Smith shoqërohej nga dy gjyqtarë britanikë, Dingemans dhe Picton.
Në njoftimin të bërë nga SPAK në platformën “X” thuhet se u diskutuan çështje kyçe si ngritja e kapaciteteve në bashkëpunim gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar.
“Nder të mikprisnim sot ambasadorin King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK” shkruhej në njoftimin e bërë publik nga SPAK.
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (@SPAK_Albania) May 29, 2024