Ngritja e komisioneve hetimore, Konferenca e Kryetarëve nuk gjen konsensus. Bardhi: Argumentet e PS pa bazë kushtetuese

bardhi 29

bardhi 29

Është mbajtur këtë të premte (29 shtator) mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e cila nuk ka gjetur konsensus në lidhje me dy kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, për shëndetësi dhe TIMS-in.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një deklaratë për media pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ka thënë se argumentet e mazhorancës nuk ishin gjë tjetër veçse justifikime për pengimin e kryerjeve të hetimeve parlamentare.

45 deputetë iu drejtuan Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor. Të dyja argumentet, që janë justifikime për të fshehur vullnetin të mazhorancës për të penguar opozitën për të kryer hetim parlamentar, nuk kanë bazë kushtetuese dhe janë fyerje për çdo mendje normale.

Argumenti i parë lidhje me faktin se ne donim hetimin e 4 kontratave koncensionare. Ata e konsideruar një çështje të gjerë, se kjo është të hetosh gjithë sektorin e shëndetësisë. Por kontratat lidhen me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve sipas një marrëdhënie partneriteti publik privat.

Sa kohë janë miratuar nga qeveria 450 mln euro, ne propozuam, kërkuam që të verifikohet së pari si janë lidhur këto kontrata dhe si po zbatohen këto kontrata. KLSH ka treguar se kemi të bëjmë me kontrata abuzive dhe pagesa për shërbime që qytetarët nuk i përfitojnë.

Për të dhënat e sistemit TIMS, bëhet fjalë për një nga sistemet me të dhënat më sensitive. Ne kuptojmë që Rama dhe mazhoranca nuk kanë interes të verifikojnë”, tha Bardhi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.